Një raketë balistike ruse Iskander goditi ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Kiev, ku ndodheshin kryeministrja ukrainase dhe disa delegacione të huaja, përfshirë ambasadoren e BE-së, Katarina Mathernova.
Sipas autoriteteve, raketa nuk shpërtheu dhe kështu u shmang një tragjedi e madhe.
Sulmi konsiderohet një akt simbolik dhe paralajmërues nga Rusia, për të treguar gatishmërinë për të kaluar “vija të kuqe”.
Ambasadorja Mathernova deklaroi: “Putini e di saktësisht çfarë po bën. Raketa Iskander që goditi ndërtesën e qeverisë kishte për qëllim të godiste vetë zemrën e saj”, ndërsa shtoi se ky është momenti për rritje të presionit ndaj Rusisë.









