Shqipëria arriti të triumfoi me rezultatin 1 me 0 ndaj Letonisë. Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti foli pas ndeshjes dhe u shpreh se ekipi mund të shënonte edhe golin e dytë. Ndërsa ndeshja e radhës është me 11 tetor në Beograd kundër Serbisë.
“Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, shumicën e kohës e kishim topin, e qarkulluam shumë mirë, krijuam raste, patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë që na e kishte lehtësuar shumë ndeshjen.
Prapë se prapë 1-0 nuk është keq, nuk morëm gol prapa dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë, jemi falenderues për tifozët tanë, na mbështesin jashtë mase në çdo ndeshje si në shtëpi, si jashtë. Pa ta nuk bëjmë dot asgjë.
Ishte një ndeshje e rëndësishme, morëm 3 pikë dhe shpresoj të shkojmë kështu edhe në Serbi”, deklaroi Ajeti.









