Gjykata e Elbasanit po zhvillon seancën për caktimin e masave të sigurisë për 30 të arrestuar kundër trafikut të drogës.
Të arestuarit janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 të tjerë.
Lista e personave të ndaluar me masën “arrest në burg” përfshin:
Arjan Bica,Erist Skilja,Shyqyri Bica,Aizberg (Alket) Bitri,Filip Thoma, Hysen Grami,Gentian Tartari,Mikel Bezhani, Pjerin Qereshniku,Stivjo Bardhi,Domeniko Elezi, Mariglen Qosja,Shkëlzen Shkrepi,Bardhyl Grami,I. K., M. E., I. F.,Klodian Hakballa, Arben Kasa,Ilir Bahidi, Klajdi Çota,Franc Ruçi, Kevi Kanani,Marcelino Brahja dhe Panter Tafani.Gjatë operacionit u sekesutruan sasi lënde narkotike, armë zjarri të llojeve të ndryshme (pistoletë, kallashnikov, armë gjahu), municion luftarak, peshore elektronike, thika dhe përforcues grushti, steka duhani të dyshuara si kontrabandë, pajisje elektronike (laptopë, tabletë, DVR), targa automjetesh shqiptare dhe belge, shuma parash në euro, paund, dollarë amerikanë dhe franga zvicerane, si dhe 24 aparate celularë.