-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s

Kryesoret

Kryeministri polak, Donald Tusk ka konfirmuar se gjatë natës janë regjistruar 19 shkelje të hapësirës ajrore të vendit nga dronë rusë.

Tusk tha se Polonia do të kërkojë zyrtarisht aktivizimin e Neni 4 të Traktatit të NATO-s.

“Fakti që këta dronë, të cilët paraqisnin kërcënim për sigurinë, u rrëzuan, e ndryshon situatën politike. Për këtë arsye, konsultimet me aleatët morën formën e një kërkese zyrtare për aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s”, tha Tusk.

Ai shtoi se “Neni 4 i Traktatit të NATO-s thotë se Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej palëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit