Shqipëria do të jetë pritësja për herë të parë e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zhvillohet nesër në Tiranë.
Në ngjarje do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të futbollit europian përfshirë Presidentin Aleksander Ceferin i cili mbërriti sot në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Një nga aktivitetet kryesore do të jetë festivali i futbollit për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit”, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me praninë e Ceferin dhe Dukës.
Në mbledhjen e Komitetit do të diskutohen dhe vendosen vendet pritëse për finalet e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për futsallin europian dhe shpërblimet e UEFA Women’s Nations League 2025.
Ky eveniment është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe konfirmon rolin e vendit në skenën ndërkombëtare.








