Rusia ka sulmuar me dronë hapësirën ajrore polake. Anëtarët e tjerë të NATO-s kanë reaguar në lidhje me këtë sulm dhe shprehen se ky veprim është i papranueshëm.
Ndërsa kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se lufta ruse kundër Ukrainës është një kërcënim për sigurinë e të gjithë Evropës.
“Lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë e të gjithë Evropës. Polonia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë Polonisë, si një aleate e NATO-s dhe anëtare e BE-së. Suedia dhe Polonia qëndrojnë të bashkuara në mbështetjen tonë për Ukrainën“, tha ai.
Ndërsa presidenti letonez Edgars Rinkēvičs postoi në X për të shprehur “mbështetjen dhe solidaritetin e tij të plotë” me Poloninë dhe aleatët e saj.
Ai tha se “agresioni rus në Ukrainë na prek drejtpërdrejt dhe duhet të merren masa të përshtatshme”.