Ditën e sotme një tërmet ka tronditur Greqinë. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km.
Gjithashtu dridhjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.








