-sidi education-spot_img
37.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi rus në Poloni, Rutte mesazh Putinit: Ndal luftën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar në lidhje me sulmin rus në hapësirën ajrore të Polonisë.

Rutte shprehet se ky veprim është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ai dërgoi edhe një mesazh për Putin që ti jap fund luftës në Ukrainë.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.

Ai thotë se reagimi i mbrëmshëm ishte i suksesshëm, si dhe duhet të mbrohet çdo territor i NATO-s.

“Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”, thotë Rutte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit