-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon fotot e para të personit në kërkim

Kryesoret

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë një fotografi të një personi që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, e cila ndodhi në Universitetin e Luginës së Utah-ut.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këtë individ, i cili dyshohet se qëlloi Kirk gjatë një aktiviteti publik të mbajtur në kampusin e universitetit.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur Kirk u qëllua të paktën dy herë me armë zjarri.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të tjera rreth identitetit të autorit të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit