Policia Bashkiake në Tiranë ka njoftuar të gjithë ata që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.
Policia njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
Gjithashtu policia iu kërkon qytetarëve që të ndihmojnë me foto për heqjen e këtyre mjeteve nga rrugët.