-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i dialogut, Oda Amerikane: Kosova nuk ka mbështetës dhe partner më të madh se SHBA

Kryesoret

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar pas njoftimit të SHBA për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Në reagim Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka cilësuar këtë si një hap prapa për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit.

“Kosova nuk ka mbështetës dhe partner më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ky realitet duhet të reflektohet në veprimet dhe vendimet e institucioneve të saj,” thuhet në reagim.

Gjithashtu nënvizon se është në mbështetje të avancimit të partneritetit Kosovë–SHBA.

“Vetëm përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe përafrimit me aleatët tanë më të besueshëm, Kosova mund të garantojë stabilitetin, të debllokojë mundësitë ekonomike, si dhe të sigurojë mirëqenie afatgjate për qytetarët e saj.

Oda Ekonomike Amerikane mbetet e përkushtuar në mbështetjen e avancimit të partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe u bën thirrje të gjithë hisedarëve politikë e jopolitikë në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për të rikthyer besimin dhe dialogun”, thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit