Në seancën e sotme opozita nuk mori pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit. Në votim mori pjesë vetëm deputeti Tritan Shehu, i cili ka shkuar pranë anëtarëve të komisionit për të marrë fletën.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se me shumë mundësi Shehu nuk e ka kuptuar mesazhin e dërguar në grupin e Whatsapp .
“Do më jepni mundësi për të folur me zotin Tritan Shehu. Dua që zoti Shehu të më sqarojë, ka mundësi që mesazhi në grupin e Whatsapp të mos jetë kuptuar”, tha Berisha.








