Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rural Fier–Shegan, pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.
45-vjeçarja me iniciale M.D., banuese në fshatin Toshkëz, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar me forcë.
Ajo ka përfunduar në spital dhe ka deklaruar se humbi kontrollin mbi mjetin pasi një dhelpër i kishte dalë papritur në rrugë.
Ndërkohë grupi hetimor ka kryer veprimet procedurale dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.








