-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi u emërua Kryeparlamentar, Gjekmarkaj: Duhet ta niste me një ‘mea culpa’

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur rreth emërimit të Niko Peleshit si kryetar i Parlamentit.

Gjekmarkaj ka shprehur se nuk e ka uruar Peleshin për postin e ri dhe sipas tij e ka humbur shansin për të pasur marrëdhënie të mira me opozitën. Ai ka thënë se Rama do të shkatërroj opozitën.

“Rikonfirmimi im si nënkryetar i Parlamentit është një përgjegjësi. Fytyra e kësaj mazhoranca është përzierja e arrogancës me banalitetin, po përcjellin mesazhin e violencës ndaj opozitës.

Ne jemi në Kuvend për të përfaqësuar gjysmën e Shqipërisë ose më shumë që na kanë besuar, por vota e tyre nuk është numëruar. Vendi po rrëshqet në një neo-diktaturë. Rama do që të shkatërrojë opozitën.

Prandaj dhe do më pak deputetë në parlament, sepse do sa më pak institucione, nuk do as parlament. Ne vendosëm të jemi në parlament, që neo diktaturës t’i dalim përballë.

Unë mendoja që Niko Peleshi do e niste me një mea culpa, sepse ka ideuar një rregullore ndëshkuese për opozitën. Ai humbi shansin për të pasur marrëdhënie të mira me opozitën. Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së.”, tha Gjekmarkaj në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit