Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Tabaku kujtoi rastet e mandarinave, domateve, specave dhe pjeshkëve të bllokuara nga BE gjatë muajve të fundit.
“Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht një zgjedhje ushqimore, por një çështje sigurie dhe rreziku për jetën,” tha ajo.
Tabaku theksoi se mungesa e kontrolleve, laboratorëve modernë dhe mbështetjes për bujqësinë po e kthen sigurinë ushqimore në një nga problemet më serioze për qytetarët shqiptarë. Ajo nënvizoi se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund.
“Kjo nuk është luks, është parakusht për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë procesin e integrimit europian,” shtoi Tabaku.








