Vllaznia triumfoi 4-1 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë. Partizani kaloi në avantazh me Isgandarli në minutën e 26-të.
Më pas Bekim Balaj barazoi shifrat në minutën e 36-të me penallti, ndërsa në minutën e 91-të, ishte sërish Balaj, i cili me një tjetër penallti përmbysi rezultatin.
Dy minuta më vonë, Hakaj vulosi fitoren pas një kundërsulmi të shpejtë. Në shtesë kishte vend edhe për një gol të Bismark që vendosi rezultatin përfundimtar 4-1.
Kështu Vllaznia u ngjit në krye me gjashtë pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e katërt me katër pikë.








