-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

Kryesoret

Sot nis procesi gjyqësor ku do të dëshmojë ish-diplomati James Rubin në Hagë. Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper deklaroi se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces. Prosper tha se tani është koha që të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën  se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999.

Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë.

Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai tutje.

Avokati tha se shpreson në vendim të drejtë në fund. Ai theksoi se nëse Gjykata e ndjek të vërtetën, vendimi do të jetë për pafajësi.

“Shpresoj për vendim të drejtë në fund, mendoj që nëse Gjykata kërkon të vërtetën, do të kemi vendim të drejtë dhe kjo do të dëshmojë që Thaçi nuk është fajtor”, tha ai.

Hashim Thaçi paraqitet në Hagë, fillon faza e dëshmive të mbrojtjes në procesin gjyqësor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit