Një 36-vjeçar F. K., nga Durrësi, është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
Gjatë kontrollit ai iu ofroi 2,000 lekë të rinj oficerëve.
Për këtë, ai është akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme. Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe denoncimin e shkeljeve në numrin 112.