-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjokutaj kërkon pavlefshmërinë e akteve dhe rrëzimin e akuzave: Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK

Kryesoret

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, ka kërkuar në seancën e GJKKO-së shpalljen të pavlefshme të akteve të ndërmarra deri më tani dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish-kryeministrit.

Gjokutaj ka theksuar se ngritja e akuzës ndaj Berishës është bërë në shkelje të ligjit dhe ka përmendur ndikimin e ish-ambasadores Yuri Kim, duke sugjeruar se ajo ka ushtruar presion në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën.

Gjatë fjalës së tij, ai ka ngritur shqetësimin për dy standarde në trajtimin e çështjeve të ndryshme, si dhe ka pretenduar se prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese.

“Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin.

Prokuroria përdor dy standarde, për Sali Berishën vendos masë sigurie ndërsa për bazën detare të Limionit dhe për Teatrin nuk ka masë sigurie. Ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për te ndjekur penalisht Berishën”, ka thënë Gjokutaj në seancë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit