Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka bërë thirrje që Izraeli të mos lejohet të marrë pjesë në gara sportive ndërkombëtare për sa kohë që vijon ofensiva e tij në Gaza. Sánchez e ka quajtur këtë “barbarizëm”.
Deklarata e Sánchez pasoi një ditë protestash pro-Palestine që detyruan anulimin e etapës përfundimtare të Vuelta a España, për shkak të përfshirjes së ekipit Israel-Premier Tech dhe përplasjeve me policinë.
Sánchez e përshkroi pjesëmarrjen e protestuesve që kundërshtojnë praninë e ekipit izraelit në garë si “lëvizje paqësore që mbrojnë të drejtat njerëzore.”