Seanca plenare pasditen e sotme zgjati vetëm 5 minuta. Në seancë nuk morën pjesë opozita. Kryesitë e komisioneve të përhershme janë votuar vetëm nga mazhoranca.
Me 71 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës.
Partia Demokratike nuk i ka dorëzuar emrat e deputetëve të saj që do të jenë kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh të përhershme parlamentare.
Ndërkohë pritet që në seancën e radhës të miratohet në Parlament dekretet e presidentit Bajram Begaj për emrat e kabinetit të qeverisë Rama 4.