-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Kryesoret

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë.

“Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media.

Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen.

Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.

“Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit