Policia e Tiranës ka urdhëruar pezullimin nga detyra të inspektorit P.M., për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë incidentit.
Paraditen e sotme në zonën e Freskut, 27 vjeçari me iniciale S. A., dhe kushëriri i tij, P. A., 33 vjeç, për motive pronësie kanë goditur me grushte D. K. Ndërsa 52-vjeçari me iniciale S. A., dyshohet se e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit.
Policia ka nisur procedimin për 33-vjeçarin dhe për 52-vjeçarin. Ndërsa është shpallur në kërkim 27-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.








