-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

Kryesoret

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerallejtënant Enrico Barduani ka deklaruar se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet me rreziqe të eskalimit të menjëhershëm.

Barduani ka thënë se pavarësisht sfidave në terren, KFOR ka ndihmuar për të mbajtur stabilitetin dhe për të shmangur situatat që mund të kishin çuar në incidente ose shpërthime të paqëndrueshmërisë.

Ai ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“KFOR ka treguar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtatë sipas nevojës, pasi rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake por është politike.”, tha Barduani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit