Në seancën e parë plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla theksoi se mazhoranca ka si qëllim mbylljen e kapitujve të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian deri në fund të periudhës së Krishtlindjeve.
Balla shprehu besimin se me këtë ritëm, Shqipëria mund të arrijë avancime të mëtejshme në procesin e integrimit duke përmendur gjithashtu se si rezultat i reformave, vendi mund të dërgojë edhe deputetët e parë në Parlamentin Europian.
“Shpresojmë që, nëse ecim me këtë ritëm, të arrijmë të mbyllim kapitujt deri në fund të këtij viti,” – tha Balla, duke shtuar se reforma të tjera, si ajo zgjedhore, janë gjithashtu në plan për t’u trajtuar në Kuvendin e ardhshëm.
“Me angazhimin e kësaj shumicë dhe të kësaj pakice shpresoj që ti mbyllim kapitujt brenda krishtlindjeve 2027 dhe në 2028 të gjithë së bashku të majtë dhe të djathtë të shkojmë në vendet e BE për të përmbyllur procesin e ratifikimit dhe këtu të bëjmë detyrat.
Kjo mazhorancë do të propozojë edhe çështje të tjera përfshirë edhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë. Ndër shumë detyra shpie kemi edhe parashikimin në kodin zgjedhor të mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Nëse ecim me këtë ritëm ne mund të jemi gati për të çuar eurodeputetët e para në legjislaturën e re te BE 2029-2034”.