Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh u shpreh se vendi po përgatitet për t’u anëtarësuar në BE. Rama u bëri thirrje studentëve që të çojnë përpara frymën europiane.
“Shpresoj që përpara çdo dijeje të mëtejshme, të çoni përpara frymën evropiane. Sa e lehtë është që kjo frymë të minohet, sidomos në momente krizash. Sa e brishtë është liria. Unë u linda, u rrita dhe jetova gjysmën e jetës sime, i izoluar nga Lindja dhe Perëndimi. Një Kore Veriu në mes të Evropës. Evropa ishte një yjësi, ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, por Shqipëria nuk iu bashkua festës. Ishim njësoj të izoluar si nga Perëndimi, edhe nga Lindja. Të tjerët çelën kufijtë, ne mbetëm në bunkerët tonë. Tranzickoni që erdhi ishte i rrëmujshëm, edhe tragjik. Demokracia, institucionet, shteti i së drejtës kërkojnë dekada. BE nuk është vetëm bashkim ekonomish, por makina më e sofistikuar për transferimin e dijeve. Duhet qëndruar me BE. Ne nuk hoqëm dorë.”, tha Rama.









