Dy divizione të ushtrisë izraelite të përbëra nga dhjetëra mijëra ushtarë, nisën një operacion të madh tokësor në Qytetin e Gazës gjatë natës, raportoi Times of Israel.
⭕️ IDF troops have begun expanding ground operations in Gaza City as part of Operation Gideon’s Chariots II
In the past day, IDF activity in Gaza City has began according to the operational plan, and is expected to expand in line with the current situational assessment.
Its aim… pic.twitter.com/dJBpd7wq1x
— Israel Defense Forces (@IDF) September 16, 2025
Fazat fillestare të ofensivës filluan disa javë më parë me një intensifikim të sulmeve ndaj objektivave të Hamasit duke përfshirë ndërtesa të larta, dhe operacione tokësore në periferi të qytetit të Gazës dhe disa lagje në perëndim të qytetit.
Një video e publikuar nga IDF tregon progresin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe zonën ku po kryhet sulmi i ri tokësor.
Tregues i intensifikimit të operacioneve izraelite është fakti se vetëm javën e kaluar, Forcat Ajrore Izraelite kryen 850 sulme në qytetin e Gazës.
Sipas të njëjtit informacion, në ditët dhe javët në vijim, forcat tokësore do të përparojnë më thellë në qytet dhe do ta rrethojnë atë, si pjesë e përpjekjeve për të mposhtur forcat e Hamasit atje.