Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social pamje nga konferenca e sotme ndërqeveritare dhe u shpreh se janë hapur 28 kapituj negociatash.
“Krenar për Shqipërinë! Sot në Bruksel, 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti,” deklaroi Rama.