Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje homolugut ukrainas Volodymyr Zelensky që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Trump gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë tha se ai do të jetë i pranishëm në negociatat mes Moskës dhe Kiveit.
“Zelensky duhet të arrijë një marrëveshje. Më duket se do të më duhet të jem në të njëjtën dhomë me ta, sepse ata nuk mund të qëndrojnë bashkë në një vend”, u shpreh Trump.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen për vendet evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës ruse, duke e quajtur këtë një “mbështetje indirekte të luftës”.