Në Gjykatën e Fierit po zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë për gjashtë të arrestuarve në operacionin për goditjen e skemave piramidale online.
Të arrestuarit janë: Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini.
Masat e sigurisë do të jepen nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi.
Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut në një pronocim për mediat tha se nuk e dinën që ishte e gabuar.
“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e tij.
Ndërsa tezja e Emanuel Taullaut shtoi se “Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”.
Mashtrimet me platformën ‘Xuex’, dalin në gjyq 6 të arrestuarit








