Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i dënuar javën e kaluar me 27 vjet burg për përpjekje grushtshteti ndodhet në spital për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.
Bolsonaro, i cili është në arrest shtëpiak që nga gushti, u dërgua në klinikën private DF Star pas një gjendjeje të papritur dobësie.
Sipas mjekëve, ish-kreu i shtetit po vuan nga dehidrim, rrahje të shpejta të zemrës, presion i ulët i gjakut, anemi dhe funksion i dobët i veshkave.
Ai do të qëndrojë nën vëzhgim për të përcaktuar nevojën për trajtime të mëtejshme.
Bolsonaro ka pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore që prej plagosjes me thikë në vitin 2018 dhe ka kaluar disa operacione të rënda. Djali i tij, senatori Flavio Bolsonaro, bëri me dije se babai i tij po kalon episode shqetësuese si vjellje dhe vështirësi në frymëmarrje.