Në një reagim të fundit në rrjetin social X, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me situatën dramatike humanitare në Rripin e Gazës.
Ajo ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm lehtësim të plotë të ndihmës humanitare dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi duke nënvizuar edhe rëndësinë e rifillimit të përpjekjeve për një zgjidhje të qëndrueshme dy-shtetëshe.
“Ngjarjet e tmerrshme që zhvillohen çdo ditë në Gaza duhet të ndalen. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, qasje e pakufizuar për të gjithë ndihmën humanitare dhe lirimi i të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. BE-ja mbetet donatori më i madh i ndihmës humanitare. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, e cila është minuar nga veprimet e fundit të qeverisë izraelite për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor”, shkroi Ursula von der Leyen në X.








