Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Brandon Hanrahan ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës me Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në platformën “X” Osmani tha se bashkëpunimi me SHBA-në ka qenë vendimtar për Kosovën, duke ndikuar në sigurinë kombëtare stabilitetin rajonal dhe rrugën drejt integrimit euro-atlantik.
Presidentja u shpreh e gatshme të punojë ngushtë me administratën e re amerikane nën drejtimin e Donald Trump, duke theksuar se aleanca me SHBA-në është e bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.








