Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor dhe dënuar me 11 vite e 4 muaj burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, për trafikim të narkotikëve dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal.
Ai u gjet përgjegjës për 9 episode të trafikimit të drogës gjatë viteve 2020-2021, si dhe për drejtimin e këtij grupi kriminal.
Dënimi fillestar prej 17 vitesh u reduktua për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke marrë parasysh uljen e një të tretës së dënimit.








