Pasditen e djeshme të shtëna me armë ka ndodhur në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore. Si pasojë tre oficerë u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.Autori është vrarë pasi u qëllua nga policia, thanë zyrtarët.
Incidenti ndodhi pak pas orës 14:00, kur operatorët e 911 morën thirrje për ngjarjen në North Codorus Township në Pensilvaninë qendrore, rreth 2 orë e gjysmë në perëndim të Filadelfias.
Policia u dërgua në Haar Road në Spring Grove, një lagje kryesisht bujqësore e qarkut York, e mbushur me hambarë të vegjël dhe toka të mëdha bujqësore.








