Gjykata e Lartë ka caktuar datën për seancën e Erion Veliajt, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.
Relatore në këtë seancë do të jetë Albana Boksi. Seanca është caktuar me datë 2 tetor në orën 13:35.
Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.








