-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale, Elezi: Do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u dërgojnë votuesve të regjsitruar jashtë Kosovës përmes pakos fletëvotime për të votuar në zgjedhjet lokale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime është duke vazhduar dhe janë dëguaar më shumë se 15 mijë pako.

“KQZ synon që brenda javës të përmbyllë procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 44 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale. Është hera e parë që KQZ i ka dhënë vetes detyrë që shtetasve të cilët regjistrohen për të votuar përmes postës, të i’a dërgoj përmes postës pakon me nga dy fletëvotime: një për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një për Zgjedhjet për Kuvend Komunal”, tha Elezi.

Ai tha se afati i mbetur për të votuar prej më shumë se 20 ditësh është i mjaftueshëm, pasi KQZ ka hapur kutitë postare në dhjetëra shtete të ndryshme të botës.

“Vlerësojmë se afati i vendosur nga ana e KQZ për votimin jashtë Kosovës me postë është i mjaftueshëm. Janë më shumë se 20 ditë në dispozicion të shtetasve të Kosovës pra të votuesve për të dërguar pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të cilat KQZ i ka hapur në shtete 23 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën”, u shpreh Elezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit