-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Marrëveshje për F-16

Kryesoret

Donald Trump njoftoi takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator në një postim në Truth Social. Presidenti amerikan njoftoi se ai dhe homologu i tij turk po punojnë për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake.

Midis tyre është marrëveshja për F-16, ndërsa Donald Trump tha se të dy palët do të vazhdojnë të diskutojnë për F-35, për të cilin ai pret një rezultat pozitiv.

Konkretisht, në postimin e tij në Truth Social, presidenti amerikan shprehet: “Jam i kënaqur të mirëpres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator.

Po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë me një rezultat pozitiv.

Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta shoh më 25”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit