-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ivi Kaso hedh idenë para PD-së: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit

Kryesoret

Ditën e djeshme pas seancës parlamentare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se mesazhet e para të Ramës në sallë, brenda tre minutave të hapjes së seancës, paralajmëruan zhvillimet që do pasonin.

Kaso ka hedhur edhe idenë për nisjen e proceduarve për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Ai e ka cilësuar Begajn si një strumbullar i seancës që u zhvillua dje në Kuvend.

“Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxori Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balancat e pushtetit. Strumbullari i seancës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.”, ka thënë Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit