Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në dalje të Vorës, ku janë përplasur tre automjetet me drejtues B. G., F. H. dhe F. A.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.