Deputeti i PD-së Fidel Kreka pasi u përjashtua me 10 ditë nga aktivitetet parlamentare për shkak të tensioneve në seancën e djeshme plenare.
“‘Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!
U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se është pronar i Kuvendit.
Ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi!
Opozita duhet të ngrihet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.
Si deputet i Partisë Demokratike, do të jem çdo ditë në krah të demokratëve dhe opozitarëve për të mbrojtur interesat e tyre” tha Kreka, që u përjashtua bashkë me Gazment Bardhin.