Në Presidencë u mbyll ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 4”, Në fillim u betua kryeministri Edi Rama duke vendosur dorën në Kushtetë dhe duke thënë: Betohem.
Më pas u betuan edhe 16 ministrat e rinj dhe morën dekretin nga presidenti Bajram Begaj.
Pas betimit ata zhvilluan edhe një foto familjare në shkallët para Presidencës.
Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.