Mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë një punonjës policie, E. Kasmi është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij. Autori i dyshuar i sulmit është identifikuar.
Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.