Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore, Bagram, nga udhëheqësit talibanë të Afganistanit, duke e përmendur nevojën e grupit ekstremist për ndihmë nga SHBA-ja dhe vendndodhjen e bazës në afërsi me asetet bërthamore të Kinës.
“Ne po përpiqemi ta marrim përsëri, dhe ky mund të jetë lajm i ri”, tha Trump të enjten mbrëma në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër.
“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne”, tha ai pa dhënë hollësi.
“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.