Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shpërndarjen e kompensimit financiar paszgjedhor për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, të cilat nuk kishin përfituar fonde paradhënie.
Këto parti kanë plotësuar kriterin, pasi kanë marrë më shumë se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi.
Lëvizja Bashkë – 2.307.418
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3.884.362
Partia Mundësia – 4.601.488
Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.963.190
Pjesën më të madhe të fondeve e morën dy partitë kryesore:
- Partia Socialiste e Shqipërisë – 65.291.390 lekë
- Partia Demokratike – 44.818.545 lekë
Ndër përfituesit e tjerë janë:
- Partia e Lirisë – 9.140.730 lekë
- Partia Socialdemokrate – 3.015.375 lekë
- Partia Republikane – 2.689.112,7 lekë
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 1.792.735 lekë
- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 896.370,9 lekë
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 896.370,9 lekë
- Partia Agrare Ambientaliste – 896.370,9 lekë
- Partia Lëvizja e Legalitetit – 896.370,9 lekë
- Partia Nisma Thurje – 868.445 lekë