Kryeministri Rama ka prezantuar ministrin e ri Besfort Lamallari si ministër i Drejtësisë. Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën në krye të dikasterit. Rama vlerësoi figurën e tij duke u shpreh se ka treguar përkushtim në çdo detyrë që i është besuar.
“Uroj që në mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie, Besforti do t’ja dalë të cojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja.
Në kushtet kur ne kemi marrë përsipër të një transforimim epokal, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar”, tha Rama.