Të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit.
Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese.