Australia ka ndjekur shembullin e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe duke njohur Palestinën si shtet sovran njoftoi kryeministri australian Anthony Albanese.
Ky vendim bëhet pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të avancuar një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.
Kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi gjithashtu njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi për ringjalljen e shpresës për paqe në rajon.
Kanadaja, Australia dhe Britania synojnë të bëjnë këtë nismë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork gjatë kësaj jave.