Euro vijon të dobësohet ndaj lekut shqiptar, duke u këmbyer në fundjavë me 96.91 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Edhe pse sezoni turistik ka përfunduar dhe kishte një forcim të lehtë në fund të gushtit, monedha europiane ka nisur të bie përsëri.
Nga ana tjetër, remitancat dhe investimet e huaja po mbështesin prurjet valutorë në vend, ku emigrantët kanë sjellë 532 milionë euro gjatë gjysmës së parë të vitit.
Dobësimi i euros këtë vit ka qenë më i moderuar krahasuar me vitet e kaluara, me nivelin më të lartë të regjistruar në janar, kur euro arriti në rreth 100 lekë.
/5pyetjet.al