-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Kryesoret

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Metoda”, ku ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Policia në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa persona kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar.

Nga kontrolli në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë. Policia arrestoi Jurgen Suca 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një personi tjetër, i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit